Florin Krasniqi tha se Kurti është “no fly list” të ShBA-së, kundërpërgjigjet Grenell

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka demantuar deklaratat e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi cili ditë më parë, në një debat televiziv tha se kryeministri Albin Kurti ka qenë në listën e zezë të ShBA-së për fluturime.

Grenell, në një përgjigje për Nacionalen tha se Kurti nuk është në kurrfarë liste të ndalimit të fluturimit në Amerikë.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës gjatë së martës

“Albin Kurti nuk është në kurrfarë liste të ndalimit të fluturimit për Amerikë. Nëse je në atë listë, atëherë nuk ka mundësi të fluturosh fare.

Fakti që ai po udhëton, po fluturon, tregon që ai nuk është në këtë listë”, deklaroi ai.

I vdekuri në aksidentin e sotëm është daja i deputetit të VV-së, Visar Korenicës