Sulmi terrorist në veri: Rama mbron Kosovën para liderëve evropianë

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur situatën në veri të Kosovës, duke i dalë në mbrojtje kësaj të fundit, por edhe luftën e nisur në Izrael.

Për kreun e qeverisë, këto 2 ngjarje, njëra shumë pranë rajonit dhe një tjetër pak më larg gjeografikisht, por që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në të ardhmen, janë tregues të qartë se si Bashkimi Europian nuk do duhet të krijojë një ndasi, mes vendeve anëtare dhe atyre që nuk janë pjesë e Unionit.

Kreu i qeverisë, bëri me dije se është shumë e nevojshme krijimi i një llogoreje të përbashkët.

“Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B.

E megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. Është një regjim që ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet.