Nëna i erdhi surprizë në dasmë, ani pse e kishte braktisur kur ishte veç tetëmuajsh
07 Press
Nevrij Ademi nga Tetova, në emisionin STUDIO A në ATV, ka rrëfyer një histori te tije shumë emocionale.
Ai madje ka treguar se deri në moshën 14-vjeçare nuk e dinte se gruaja e cila e kishte rritur, në fakt ishte njerka e tij dhe jo nëna biologjike.
Historia e takimit të tij të parë me nënën biologjike është sa tejet prekëse.
I riu tregon se si në dasmën e tij, nëna kishte refuzuar të shkonte, por më pas, ajo i kishte bërë befasinë, për të cilën thotë se nuk do ta harrojë tërë jetën.