Fadil Maloku: Nuk duhet pranuar Asociacioni, pa largimin e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka thënë se nuk duhet pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa largimin e emrit të Kosovës nga Preambulla e Kushtetutës së Serbisē.

Me anë të një postimi, Maloku ka thënë se Kosovës nuk i mjafton njohja “de facto”.

Tutje, ai ka thënë se në Draft kushtëzues, duhet të futet edhe njohja e pesē vendeve evropiane që po hezitojnē ta njihin pavarësinē e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Asociacioni, “në shtratin e Prokrustit” evropian, është gabim!
(Oferta” evropiane (“njohja de facto” në këmbim të Asociacionit”), pa largimin e emrit të Kosovës nga Preambulla e Kushtetutës së Serbisē, ASSESI S’DUHET TË PRANOHET)

1. Zonja, Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian; Kosovës, nuk i mjafton vetëm “njohja de facto”(që në fakt pēr Juve si BE-ne, është vetëm një eufemizëm për ta hjek Kosovën nga agjenda e Juaj; kurse, për Serbinē një “riblerje kohe” për të shpresuar në rikthimin Kosovēs në vitet nē vijim!) në këmbim të ASOCIACIONIT!

2. Serbinë, nëse e do Zajednicen (pa kompetenca, natyrisht!) DUHET detyruar(me ndihmat që i jepni pa ndalur!) urgjentisht që ta hjek nga Preambulla e Kushtetutës së saj emrin “Kosovē e Metohi”. Ndryshe, pazarin që doni ta bëni, ēshtē njē agoni e re Juve si BE dhe për Kosovēn, ndërkaq, për Serbinē njē satisfaksion i ri moral(jo edhe politik!), për ta vazhduar “odisejaden” e kontestimit…

3. Poashtu, nëse e keni vendosur seriozisht me përmbyll temën e koncesioneve të Kosovēs, Ju lus që në Draft kushtëzues , ta futni edhe njohjen e pesē vendeve që po hezitojnē ta njihin pavarësinē e shtetit tonë. Dhe për këte veprim dosido, nuk mjafton vetëm pranimi me gojē i Presidentit serb (i cili edhe ashtu me premtime gojore Juve të BE-s, u ka rrasë sa të doni…!), por, duhet; nënshkruar e garantuar vetë Washingtoni e Brukseli…