Qebapat e Kosovës shiten midis Berlinit

Ka më shumë se një vit që Haxhi Qenaj ka hapur lokalin e tij në Berlin të Gjermanisë.

Lokali ka emrin “Balkan Spezialitaten” (specialitete të Ballkanit).

I riu nga Hasi i Prizrenit, që është pronar i këtij lokali, tregon se ka më shumë klientë të huaj.

“Vijnë edhe shqiptarët që jetojnë këtu. Kur i merr malli për Kosovë, vijnë këtu. Por më shumë kemi myshterinj të huaj, gjermanë dhe të shteteve tjera që vijnë si turistë këtu në Berlin”, tha ai.