Ministria e Infrastrukturës: S’ka rrugë të pakalueshme, por vetëm me rrezikshmëri pak më të lartë

Qamil Feka, zyrtar i departamentit të menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin se rruga drejt Prevallës është me rrezikshmëri më të lartë si pasojë e reshjeve masive të borës.

Feka theksoi se, megjithëse nuk ka rrugë të papërshkrueshme, ka disa rrugë me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë.

Ai shtoi se rruga për Prevallë veçanërisht është një prej tyre dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në këtë zonë.

“Nuk kemi rrugë të pa kalueshme por vetëm kemi rrugë me rrezikshmëri pak ma të lartë. Rruga për Prevallë është me rrezikshmëri të lartë në të cilën qarkullim duhet të jetë shumë i kujdesshëm”, ka thënë ai.