Përfundon seanca ndaj dy të arrestuarve, kështu dyshohet se i ndihmuan grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Ka përfunduar senca gjyqësore ndaj Albin Beqirit dhe Fatmir Tahirit, dy prej tre të arrestusrve për grabitjen e armatosur në Suharekë.

Gazetari i T7, Selamir Qerimi raporton se sipas dosjes së Prokurorisë, Albin Beqiri akuzohet sa ka blerë 10 numra te telefonit për të kontaktuar me pronarin e automjetit “Chevrolet” me të cilin të dyshuarit u arratisën pas grabitjes.

Ai gjithashtu dyshohet se me letërnjoftim të të dyshuarit tjetër, Fatmir Tahiri e ka blerë njërin nga numrat e telefonit.

Avokatët mbrojtës Nuhi Berisha dhe Naim Kurtishi tjane se nuk ka asnjë baze ligjore per caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientëve të tyre.

Vendimi per maën e paraburgimit u tha se do të merret sipas afatit të percaktuar ligjor.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët qëlluan drejt policëve, duke e plagosur njërin e duke e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.