Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dula Lipa edhe njëherë ka bërë thirrje për liberalizim të vizave.
Lipa dje ka marrë titullin “Ambasadore Nderi”, nga presidentja Vjosa Osmani.
Ajo të shtunën përmes një postimi në Instagram bëri thirrje edhe një herë, ashtu si në konferencën për shtyp të enjten, që rinia e Kosovës e meriton ta ketë liberalizimin e vizave.
Thirrja për liberalizim është moto për edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë nga familja Lipa.
“Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë shenjë dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram që numëron mbi 85 milionë ndjekës.