Ngritja e çmimit të çimentos është diskutuar sot gjatë një takimi mes Dhomës së Tregtisë dhe Indutrisë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës.
Në këtë takim nga sektori i ndërtimit është theksuar që ndërtimtaria në Kosovë është në gjendje kaotike.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë falënderoi Ministren dhe Kryesuesen e AKK për bashkëpunimin, duke u prezentuar ndryshimin e çmimit të çimentos nga viti 2019. Ndërsa, Naim Mahmutaj si përfaqesues i sektorit të ndërtimit, theksoi që ndërtimtaria në Kosovë është në gjendje kaotike, ani pse sot në këtë sektor janë përqëndruar investimet më të mëdha, e gjithashtu është një ndër punëdhënësit më të mëdhenjë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos
Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më sot ishte arsyeja kryesore që shtyu Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sektori i ndërtimit, të mbledhi në një takim të përbashkët bizneset e sektorit të betonit e ndërtimit, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari dhe kryesuesen e Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës (AKK) Naime Bunjaku Isufi.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë falënderoi Ministren dhe Kryesuesen e AKK për bashkëpunimin, duke u prezentuar ndryshimin e çmimit të çimentos nga viti 2019.
Ndërsa, Naim Mahmutaj si përfaqesues i sektorit të ndërtimit, theksoi që ndërtimtaria në Kosovë është në gjendje kaotike, ani pse sot në këtë sektor janë përqëndruar investimet më të mëdha, e gjithashtu është një ndër punëdhënësit më të mëdhenjë në Kosovë.
Përfaqësuesi i sektorit të betonit, Bujar Avdyli shtoi që është e nevojshme të analizohen më në detaje arsyet që kanë shtyer deri tek një ngritje të tillë enorme të çmimeve të çimentos, e cila efektin më të madh e ka tek konsumatori final, sepse kjo do të ndikoj direkt në ngritje të çmimit të ndërtimit të objekteve të baninit si dhe atyre afariste.
Gjatë takimit bizneset e njoftuan Autoritetin e Konkurencës që të ketë parasysh faktin se “Titan Group” që është pronari i “Sharrcem” SH.P.K., ka në pronësi edhe fabrikat e çimentos që operojnë në rajon, siç është ajo në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.
Urgjente: Kërkohet ndihmë për shërimin e 2-vjeçarit me tumor në kokë
Ministrja Hajdari përgëzoi Dhomën e Tregtisë për organizimin e lobimin për trajtim të sfidës së sektorit të betonit dhe shtoi që është tejet i nevojshëm bashkëpunimi i institucioneve me bizneset, ashtu që të luftohen dukuritë e papranueshme.
Ministrja dhe Autoriteti i Konkurencës gjatë diskutimit të hapur dëgjuan brengat e bizneseve dhe premtuan që do e analizojnë rastin në afat sa më të shkurtër kohor dhe të dalin më një përgjigje konkrete.
Gjatë diskutimit të hapur u theksuan edhe brenga tjera që preokuprojnë sektorin e ndërtimit dhe bizneset në përgjithësi, ku u kërkua nga MINT dhe AKK të ketë reagime dhe përkrahje më të shpejtë në rastet e situatave të jashtëzakonshme, siç është ngritja e çmimit apo të ngjashme.
Tutje, bizneset kërkuan përkrahje edhe për ndryshimin e çmimeve të kontratave publike të nënshkruara para pandemisë për shkak të rritjes enorme të çmimeve të importit të mallrave (aktualisht Kosova ka raportin import/eksport 90/10) sepse kështu bizneset po detyrohen të shkelin ligjet, siç është shitja nën çmimin e blerë.