Skandal: Qeveria e Kosovës e shkruan në komunikatë “Kosova dhe Metohia”

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, në një komunikatë zyrtare dërguar mediave ka bërë një skandal duke ia njohur titullin Petar Petkoviqit si shef i zyrës për “Kosovë e Metohi”.

Aty është përdorur emërtimi serb kur i referohen Kosovës, “Kosovë e Metohi”, transmeton Express.

Kjo komunikatë zyrtare e Zyrës së Kurtit përmban intervistën që kryeministri ka bërë për BBC-në në gjuhën serbe. Por termi “Metohi” nuk është fshirë

“Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviq, shef i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë”, shkruan Zyra e Kurtit.