Loriana Kuka do të përballet me një kroate në gjysmëfinale

Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale, pas fitores ndaj Nurcan Yilmaz të Turqisë, kategoria -78 kg.

Ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin shkëlqeu ndaj turkes Yilmaz, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudistja jonë në gjysmëfinale do të përballet me kroaten, Petrunjela Pavic.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në ora 14:55 me kohën tonë lokale.