Një këmbësore ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit” të shtunën pasdite, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.
Policia ka thënë se vdekjen e ka konstatuar ekipi emergjent mjekësor.
“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Si ndodhi që vetura të hyjë brenda barnatores në Rahovec? – Policia sqaron rastin