Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një person ka humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha se janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.

Në të gjithë vendin janë 252 qytetarë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Statistika (15 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 21

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 536