Sot pritet të mbajë konferencë për shtyp raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Konferenca do të mbahet në orën 09:30 në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë.
Osmani për draftin franko-gjerman: Ka dezinformata mbi kërkesat e partnerëve tanë prej nesh
Çështjet për të cilat Von Cramon pritet të përmend në konferencë janë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, veçanërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë./Lajmi.net