Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u operua për heqjen e tëmthit në spitalin privat “Aloka”.
Reagime të shumta pati ndaj saj, pasi Osmani nuk iu besoi mjekëve tët shtetit, për ta kryer një ndërhyrje të tillë që bëhet qysh pas përfundimit të luftës në QKUK.
E në klinikat private një operim i ngjashëm si i presidentes Osmani, ka çmime të ndryshme.
Në spitalin “Aloka” ku është operuar presidentja Osmani operimi më i thjeshtë i tëmthit fillon nga 500 euro. Kjo është marrë vesh nga gazetarët e Nacionales që po qëndrojnë në afërsi të spitalit.
Kurse, analizat të cilat bëhen para operacionit kushtojnë 200 deri në 300 euro, në spitalin Aloka.
Çmime më të larta ka Spitali Amerikan. Nga ky spital, i kanë thënë Nacionales se heqja e tëmthit (idhëzës) kushton nga 1 mijë e 100 deri në 1 mijë e 900 euro nëse bëhet me laparoskopi.
“Heqja e idhzës në mënyrë elektive kushton 1100 euro kurse në rastet akute kushton 1900 me laparoskopi”, ka thënë nga Spitali Amerikan.
Nacionale dje ka raportuar ekskluzivisht për operimin e presidentes Osmani. Tek pas raportimit, kjo u konfirmua edhe nga Presidenca