A do të ndryshojnë çmimet e energjisë elektrike? Flasin nga ZRrE

Çmimet e energjisë elektrike po kërkohen që të ulen kjo për shkak të ndikimi negativ që pati rritje tyre muaj më parë. Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë thënë se deri në mars këto çmime nuk do të ndryshohen deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Mbi 15 për qind ishte rritja e fundit e energjisë elektrike në Kosovë.

Në muajin mars të këtij vit, Zyra e rregullatori mori vendim që të ndryshojë tarifat e rrymës kjo për shkak të krizës energjetike që preku vendin.

Por muajve të fundit, këto çmime kanë filluar të ulen në bursën ndërkombëtare.

“Krahasuar me vitin e kaluar, si vjet në bursën ndërkombëtare çmimet janë shumë më të lira, nuk janë sikurse kanë qenë vitin e kaluar, ngase vendet e mëdha e kanë orientuar shërbimet energjetike me vendet tjera”, shprehet Vezir Rexhepi njohës i energjisë.

Mirëpo lëvizja e çmimeve të rrymës nuk pritet të bëhet para muajit mars 2024.

“Në përputhje me Rregullën e Çmimeve, ZRRE-ja kryen përshtatjet e të hyrave të lejuara dhe tarifës së rregulluar me pakicë, të realizuar në fund të çdo viti relevant, Ky proces i përshtatjeve pritet të filloj në funde të këtij viti dhe zgjat deri në mars të vitit 2024”, thuhet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për Tëvë1.

Rritja e çmimit të rrymës vlerësohet se ka ndikuar negativisht edhe tek bizneset.

Për këtë arsye, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve po kërkojnë që të ndryshohen tarifat e energjisë elektrike.

“Nëse ZRrE patë marrë vendim për rritjen e çmimit, dhe Qeveria patë përkrah atëherë pse ZRrE nuk merr vendim për uljen e çmimit kur në bursa janë ulë çmimet, pse Qeveria nuk e nxitë ZRRE-në që të hulumtoj dhe komisioni parlamentar për energji duhet ta iniciojë këtë çështje, sepse duhet të ulen çmimet se ka energji të mjaftueshme”, shprehet Agim Shahini.

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës ka hapur mundësin për subvencionimin e energjisë elektrike për të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro.