“A janë më mirë?”, deputeti i VV-së tallet me opozitën: Albini është dhjetë hapa para

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka tallur partitë opozitare për debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë ditë me shi po mendon për opozitën.

Ai ka lavdëruar shefin e tij, duke thënë se është dhjetë hapa para opozitës.

“Në këtë mëngjes me shi, mendja po m’shkon tek opozita. Qysh janë qu sot? Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?! Besoj me dje përfundimisht e kanë kuptu që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”, ka shkruar ai.