Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai tha se vendi i tij “do të vazhdojë të investojë në një forcë kaq të re dhe të aftë”.
“Jam po aq krenar për suksesin e tyre sa edhe Komandanti i FSK-së dhe Ministri i Mbrojtjes”.
“Kjo marrëdhënie nuk është vetëm një reflektim i angazhimit tonë të kaluar, por i përkushtimit tonë të ardhshëm për një të ardhme të sigurt për Kosovën dhe të gjithë ata që jetojnë këtu”, deklaroi Abbott.
Moderatori i RTK-së del me akuzë të rëndë kundër Izraelit, pastaj e fshin postimin