Abdixhiku në drekë me Hovenierin, ja për çfarë biseduan ata

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi.

Abdixhiku tha se me Hovenierin kanë biseduar për vizionin euroatlanik të Kosovës.

Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. 🇽🇰🇺🇸

Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!