Abdixhiku porositë një picë të bollshme gjatë takimit me Hovenierin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka bërë me dije se kjo ka qenë një drekë pune e rregullt me diplomatin amerikan.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me diplomatin amerikan ka biseduar për partneritetin e ngushtë në mes të dy vendeve.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. 🇽🇰🇺🇸 Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar Abdixhiku.