Abdixhiku thotë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventën e LDK-së

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë.

Ai gjithashtu u ka kërkuar falje 2 mijë të tjerëve, që siç tha ai, mbetën jashtë, përcjell Klankosova.tv.

Ju faleminderit të 6000 pjesëmarrësve në Konventë; e ndjesë për 2000 të tjerë që na mbetën jashtë. Sallë më të madhe nuk kishim; por masoviteti juaj, thirrjet tuaja, brenda e jashtë, na dha forcë për ecjen para. 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit tonë të madh. Lidhja është e fortë”.

“Konventa ‘Rruga e Re’ transmetohet sonte në: TV Dukagjini, në orën 18:40; Klan Kosova, në orën 19:00, dhe T7, në orën 20:00. Natyrisht, edhe në faqen zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ora 18:30”, është shprehur ai.