Abelard Tahiri: PDK-ja fituese e zgjedhjeve të ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, mendon se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Gjithnjë sipas tij, duke parë situatën aktuale, të krijuar nga kjo qeveri, opsioni më i mirë është shkuarja në zgjedhje.

Në një paraqitje për lajmi.net, Tahiri deklaroi se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Mendoj se duke parë si qëndron aktualisht Kuvendi dhe mënyra se si kjo qeveri po operon duke anashkaluar ndërkombëtarët, mendoj se opsioni më i mirë janë zgjedhjet”, shtoi ndër tjerash Tahiri.