Aksident i rëndë në kantonin Valis të Zvicrës, vdes një kosovar

Në përplasjen kokë më kokë mes një furgoni (kombibusi) dhe një makine në Valiss, një person ka humbur jetën të premten, një tjetër është lënduar rëndë dhe një i tretë, ka marrë lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch.

Aksidenti në drejtim të Grosser St. Bernhard ndodhi për shkak se makina po vinte në korsinë e kundërt, të gabuar.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vendin e aksidentit, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit Valis, shkruan sda.ch.

Pak pas orës 17:00, një person 66 vjeçar nga Kantoni Valis po nguiste makinën e tij në Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.

Për arsye që ende nuk dihen, automjeti i tij ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon transporti që po lëvizte me korrektësi në drejtim të lokalitetit Martinach.

Personi i vdekur është një kosovar 47 vjeçar me banim në rajon i cili drejtonte furgonin.

Pasagjeri i tij, një 53 vjeçar po ashtu nga Valisi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Sionit, përcjell albinfo.ch. Drejtuesi i mjetit të pasagjerëve ka mbetur i lënduar lehtë. Për shkak të aksidentit rruga ka mbetur e mbyllur deri në orën 22:40.