Aksident i rëndë në Malishevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit Bellanicë të Malishevës.

Në pamjet nga vendngjarja shihet se në aksident janë të përfshirë së paku dy automjete.

Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Ende nuk dihet për persona të lënduar nga ky aksident