Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në Shqipëri, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit shqiptar, ku nga ta thuhet se një 18 vjeçar ka humbur jetë si dhe tre të tjerë janë të lënduar rëndë.
Tre të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
“Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në raportin e Policisë.