Aksident në Prizren, dy policë të përfshirë

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar aksidentin dhe ka bërë të ditur se për pasojë kanë mbetur të lënduar dhe ka dëme të mëdha materiale.

Gjithashtu, ai tha se në njërën prej veturave ndodheshin dy policë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në dalje të magjistrales Prizren-jug. Në aksident janë përfshirë dy automjete civile. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në njërën nga makinat ndodheshin dy policë.” – ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizerenit, Shaqit Bytyqi.