Të shtëna armësh në Tiranë, raportohet për një grua të vrarë e pesë të plagosur

Një ngjarje e rëndë me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të diele.

ABC News raporton se si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën, kamarierja e lokalit, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur dhe kanë qenë të detyruar të transportohen në Spitalin e Traumës.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i autorëve. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen dhe kapur personat përgjegjës.