Ambasada Amerikane në Kosovë uron Fitër Bajramin

Ambasada Amerikane në Kosovë ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi në llogarinë në X, Ambasada ka shprehur urimet më të përzëmerta:

“Urimet më të përzemërta për të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak”.