Ambasadori amerikan viziton veriun e Mitrovicës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

KosovaPress raporton se ai ndodhet në një nga restorantet e këtij qyteti.

Kjo vizitë nuk ishte paralajmëruar, prandaj nuk dihet nëse ambasadori amerikan do të takojë zyrtarët e Listës Serbe, apo kryetarët e komunave veriore.