Rron Gjinovci ofendon pastaj fshin komentin në postimin e tij për Srebrenicën

Aktivisti – siç ka qejf ta quajnë – Rron Gjinvoci ka treguar sot se si çdo përvjetor, merr lulen e Srebrenicë dhe e vendos afër zemrës, për ta kujtuar gjenocidin.

Në atë shkrim, Enis Presheva e pyeti Gjinovcin se pse po i tregon publikut lidhur me këtë veprim të tijin.

E përgjigja e Gjinovcit ishte banale dhe fyese ku të paktën Enis Presheva e krahasoi me kafshë.

“Ndoshta edhe mirë që po e bën këtë gjest. Mirëpo, pse po na tregon neve? Çka po pret tash nga ne që po lexojmë për këtë ritualin tënd humanist?” – ka pyetur Presheva.

“Me ju vetëdijësu juve se jeni si gjoja” – u përgjigj Gjinovci.

“Ti kinse kundër ofendimeve. Pretendon se je i kulturuar. Ama unë e pranoj e kam defekt gjithmonë me i identifiku follirantat” – vazhdoi Presheva.

Hajt baju mos em lodh” – përfundoi Gjinovci.

Pas kësaj, Enis Presheva i shkroi Gjinovcit “Mirësia e cila në shkëmbim kërkon diçka, më nuk konsiderohet mirësi, por biznes”.

Ama, pak më vonë, doli se Gjinovci e ka fshirë komentin e Preshevës, e rrjedhimisht edhe të vetin ku ofendoi.

Megjithatë, Nacionale ka siguruar fotografi ku shihen komentet e Gjinovcit dhe Preshevës.