Ankohen vreshtarët – s’ka treg

Sapo ka filluar sezona e vjeljes së rrushit, mirëpo për fermerët e kësaj veprimtarie kanë mungesë të tregut për shitjen e këtij fruti.

Ferit Metkamberi, fermer nga Rahoveci, thotë se sheh mundësinë të angazhoj edhe punëtorë.

Ndërsa, si rrallë herë ky vit për të ishte pa dëme atmosferike, që ia mundëson edhe kualitet më të mirë të rrushit.

Rahovecasi thotë se këtë vit aplikoi edhe për subvencione, por që pare nga shteti ende nuk ka marrë.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku, i tha televizionit përmes telefonit se është njoftuar nga niveli qendror për kryerjen e disa pagesave të grandeve bujqësore, por që nuk posedojnë ndonjë listë me fituesit eventual.

Klani pyeti për çmime disa nga shitësit e rrushit në rrugët e Rahovecit, ku për një gajbe ato varionin nga dy deri në katër euro.