Arifi me akuzë të rëndë: Kurti ka bërë tradhti kombëtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, është i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për “përçarjen e shqiptarëve”.

Në këtë emision, ai ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për marrëveshjen e Ohrit, Arifi ka deklauar se Kurti me pranimin e kësaj marrëveshjeje, e ka varrosur aspiratën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

“Me atë marrëveshje që e ka pranu Kurti, e ka varros aspiratat tonë në bazë të referendumit të 1992 për t’u bashkuar me Kosovën. E ka varros, nuk ka shpresë më, sepse ndërkombëtarët më nuk lejojnë të bisedohet edhe për çështjen e Luginës të bashkohet në Republikën e Kosovës. Nuk e lejojnë më. E kjo tash për ne është tradhti kombëtare.” – deklaroi ai.

I pyetur nga moderatori Ermal Panduri nëse “Kurti ka bërë tradhti kombëtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

“Për mua 100 për qind” – ishte përgjigja e rrufeshme e Arifit.