Arrestohet anesteziologu në Spitalin e Tetovës, i xhiroi gratë shtatzëna në repartin e gjinekologjisë

Autoritetet maqedonase kanë arrestuar anesteziologu nga Spitali i Tetovës, i cili përmes një transmetimi “live” në TikTok xhironte gratë shtatzëna.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Sipas njoftimit të MPB-së ai është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri.

“Më 14.04.2023, ne ora 23:40, ne Odri te Tetoves, zyrtarêt policore kane privuar nga liria V.D. (43), duke vepruar pas kallëzimit te PV. , drejtor i Spitalit Klinik Tetove se V.D., i punësuar si anesteziolog ne spital, ka filmuar de publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” personelin mjekësor de pacientet te cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore”, thonë nga MPB për TV21.

Një video qarkulloi në rrjetet sociale ku një person, i punësuar si anesteziolog në repartin për pastrim në Gjinekologji, në Spitalin e Tetovës, ka xhiruar gratë – paciente në njërën nga sallat, #live në #TikTok!!!

TV21 ka verifikuar videon dhe u vërtetua se është xhiruar në Gjinekologjinë e Tetovës, dhe se personi që ka realizuar videon, është i angazhuar në këtë repart.