Arrestohet në person në Ferizaj, në gjendje të dehur sulmoi fizikisht dy mjekë

Policia ka arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar sot fizikisht dy mjekë kujdestarë në emergjencën primare të Ferizajt.

“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur me 1.13 promila, i testuar me alkool test”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej në njoftim thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Nesër varroset Bedri Rexhepi