Shoqërohet në polici arsimtari, rrahu nxënësen në Dragash

Një mësimdhënës është shoqëruar në polici, pasi i njëjti të martën (dje) e ka goditur një nxënëse të klasës së tetë në një shkollë të Dragashit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një mësimdhënës ka goditur një nxënës të klasës së tetë. I dyshuari është shoqëruar në polici, është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti ndaj tij është hapur ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe trajtohet si rast me lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu tha se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Nesër varroset Bedri Rexhepi