Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.

Fsh. Damjan, Gjakovë 05.11.2023 – 13:17 Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.