Sulmohet seksualisht një femër në Gjakovë

Një femër është ngacmuar dhe sulmuar seksualisht në Gjakovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Gjakovë 27.10.2023 – 13:00 Me 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.