Arrestohet një person në Gjakovë për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjakovë për posedim të substance narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE · Rr. Edit Durhan, Gjakovë 14.11.2023-19:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi gjatë kontrollit në një objekt afarist (autolarje) pronar i të cilës ishte ai, janë gjetur dhe konfiskuar 1.10 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një revole, një grinder dhe një pako me rizla. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.