Tjetër aksion në Gjakovë, arrestohet një tjetër i dyshuar që iu gjetën substanca narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një tjetër person në Gjakovë.

I dyshuari është arrestuar për posedim të substancave narkotike.

· Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 14.11.2023-19:40 Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar: 8.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 3 copë fishekë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.