Avdullah Hoti voton kundër marrëveshjes 20 milionëshe ku do të përfitonin edhe bujqit e Rahovecit

Deputeti Avdullah Hoti ishte i vetmi që nuk votoi ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim me qeverinë gjermane, gjithmonë këtu duke mos llogaritur PDK-në, që votoi kundër dhe jo në linjë me pjesën tjetër opozitare.

Kritike ndaj këtij vendimi u tregua edhe Flutur Mustafa, shefja e kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Fazon Peci, përcjell 07 Press.

Aspak e pritshme kjo nga Hoti, duke parë dhe faktin se është nga komuna e Rahovecit, bujqit e të cilit do të përfitonte më së shumti.