Avokati shpreh gatishmërinë ta përfaqësojë falas familjen e Liridona Murselit

Avokati Nasuf Hasani ka shprehur gatishmërinë ta përfaqësojë falas në Gjykatë dhe Prokurori familjen e Liridona Murselit, gruas që u vra të mërkurën, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, e për të cilën të dyshuar janë bashkëshorti Naim Murseli dhe dy persona të tjerë.

Hasani këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook.

Shprehi gatishmerinë ta përfaqësoj në Gjykatë dhe Prokurori, familjen e Liridona Ademaj, pa asnje cent!“, ka shkruar Hasani.

Policia në shtëpinë e familjes së Naim Murselit