Bordi i KF Rahovecit nesër i shkon në zyre drejtorit të DKRS-së, po për çka?

Bordi i KF Rahovecit nesër do të mbajë një takim të rëndësishëm me kreun e dikasterit të sportit në komunën e Rahovecit.

Kështu ka mësuar 07 Press nga burime të sigurta pranë klubit bardhekaltër.

Ky zyrtar i ka thënë redaksisë sonë se do të mbahet një takim i rëndësishëm, duke filluar nga ora 16:30, por nuk ka specifikuar arsyen, duke lënë kështu tifozët në mëdyshje, rreth asaj se çka do të diskutohet.

“Po, nesër do të ketë një takim. Do të jetë në ora 16:30. Është goxha i rëndësishëm. Pritet të diskutohen disa pika. Kaq mund të them për momentin. Besoj se pas takimit palët e përfshira do të prononcohen për media”, tha ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat nesër në ora 16:30.