Burri kosovar largon nga shtëpia gruan me të katër fëmijët

Policia njofton se një burrë në Drenas ka larguar nga shtëpia gruan me katër fëmijët e tyre duke e dërguar te familja e saj.

Sipas policisë kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gllogoc, 25.12.2022 – 20:22. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar tek familja e viktimës. Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar.