Burri nga Rahoveci: Tash po fejohen e po kanë qejf sahat e minutë me dalë, me ba një natë te burri…

“Tregime nga katuni” i realizuar nga lajmi.net ka sjellë kësaj here rrëfimin e Shyqri Krasniqit nga fshati Pastaselë.

Ai ka rrëfyer për kohët e mëhershme dhe aktuale në aspektin e realizimit të ahengjeve të fejesave e martesave.

Krasniqi flet edhe për arsyet e ndarjeve.

“Tash kur të fejohen, po kanë qejf sahat e minut me dalë. Ose me e ba një natë të burri me e ba hala pa martu në shtëpi të burrit. Bo vaki thotë qika s’du me shku, ai i thotë ti ki me ardhë, e qaty bjen. Ose bo vaki ai thotë s’pom ngon, ti s’pom ngon”, thotë ai.

Ai thotë se meshkujt janë më të zotë të se femrat dhe se mashkulli “e çon femrën kah të don”.