Publikohet një video ku hoxhë Mazllami lavdëron TaIebanët: “Çfarë turpi paskan?”

E gjithë bota demokratike po vazhdon të dënojë pushtetin taleban në Afganistan. Por, duket se kjo nuk vlen edhe për hoxhën – tashmë të famshëm – Mazllam Mazllami.

Në një video të publikuar së fundi, hoxhë Mazllam Mazllami dëgjohet derisa vlerëson lart talebanët.

“Pse, talebani çfarë turpi paska?” – ndërhyn në një moment z. Mazllami.

“Kurrgjo hiç,” – thonë dy prej anëtarëve të xhematit.

“Pse ka luftu me mbrojtë vatanin e vetë 40 vjet a?” – argumenton tutje hoxha.

“Ani çfarë turpi paska?” – pyet në mënyrë retorike ai.

“Fjala taleban dmth studentët, talebët. Pse po i përzini kabllat o vëllazni, o shqiptarë, o populli jem i dashur në përgjithësi.” – shprehet tutje.