Dëshmitari i dytë në Speciale thotë se është anëtar i LDK-së

Dëshmitari i dytë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, W02652 ka thënë se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dëshmia e tij po përcjellët kohë pas kohe me seanca të mbyllura dhe përmbajtje të redaktuara.

I pyetur nga ZPS-ja para kalimit në seancë private, dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës, dhe ka qenë një kundërshtare e sistemit të ish-Jugosllavisë.

“Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se LDK është udhëhequr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova. Ai është pyetur nga ZPS-ja se a ka ekzistuar LDK në Malishevë në vitin 1990.“Po pas formimit në Prishtinë diku në janar të vitit 1990 është formuar LDK-ja në Malishevë. Në kuvendin e parë është zgjedhur kryetar i LDK-së, Isni Kilaj”, tha dëshmitari W02652.

Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992.

Dëshmitari është duke vazhduar me dëshminë e tij./telegrafi