CdM: Spajiq dhe Scholz thanë që Kosova anëtarësohet në KiE pas nisjes së Asociacionit

Portali malazez “CdM” thotë se kanë mësuar jozyrtarisht se në takimin e kryeministrit të Mali të Zi, Millojko Spajiq me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, është biseduar për atë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodh “pas nisjes” së Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Ndonëse nuk specifikohet më tej se çka-e-qysh, qëndrimi zyrtar gjerman i shprehur nga Scholz është që për votën gjermane pro anëtarësimit të Kosovës, qeveria kosova duhet të ndërmerrë “hapa konkretë drejt Asociacionit në lidhje me aplikimin e Kosovës në KiE”, transmeton Nacionale.

Në tekstin e medias malazeze përmendet se çështja ka të bëjë me miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimin e tij për rishikim kushtetetues.

Mali i Zi ka votuar kundër Kosovës në një fazë të mëhershnme, ndërsa kryeministri malazeze Spajiq ka thënë pa dhënë detaje se “vota e Malit të Zi ndaj Kosovës merret vesh në mes të majit”.