Çka duhet të dini për sëmundjen me të cilën u diagnostikua Princesha e Uellsit, Kate Middleton?

Princesha e Uellsit Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimi, raporton BBC.

Deklarata është bërë publike nga vetë Princesha e kurorës përmes një videoje.

“Testet pas operimit kanë zbuluar prezencë të kancerit. Ekipi im mjekësor më ka këshilluar që të nisi parandalimin me kimioterapi dhe jam në fazën e hershme të trajtimit”, ka thënë Princesha e Uellsit.

“Dy muaj tepër të vështirë”, i ka konsideruar Kate Middleton trajtimet e nisura së fundmi. “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”, u shpreh ajo.

Detajet për sëmundjen nuk dha, megjithatë thekson se kur në muajin janar iu nënshtrua një ndërhyrje abdominale, nuk dihej që ishte e prekur nga sëmundja.

Princi Williams dhe princesha e Uellsit janë përballur me presion të madh publik dhe teorive të ndryshme rreth shëndetit të saj, që prej operimit në muajin janar. Ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë ceremoni zyrtare që prej Kërshëndellave.

Në video e saj, princesha ka folur për përkrahjen nga familja: “Të kem Williamin përkrah është burim i madh i rahatisë dhe sigurisë gjithashtu”.

Pallati Kensington ka deklaruar se videoja e princeshës është xhiruar të mërkurën nga studiot e BBC-së.

Në deklaratë, BBC News ka thënë: “Me mediat të tjera, BBC News është njoftuar nga Pallati këtë pasdite”.