Prive: Analisti Astrit Gashi gjen dashurinë, bëhet fjalë për prezantuesen e njohur

Analisti Astrit Gashi është në lidhje dashurie me moderatoren e televizionit publik, Alba Merovci.

Sipas emisionit Prive, analisti Gashi përmes disa paraqitjeve ka bërë të ditur se ka të reja sa i përket jetës private. Ai ka lënë të nënkuptohet se është i dashuruar pa dhënë më shumë detaje.

Madje, mësohet se  Gashi sëfundmi i ka propoziar moderatores Merovci.

Propozimin ajo e ka bërë të ditur, duke paraqitur unazën por pa treguar se nga kush e ka marrë.

Burimet e emisionit thonë se çifti ka në plan që të martohet këtë verë.