Çka po ndodh? Fshati Rekë e Keqe e Gjakovës mbulohet nga tymi

Pamjet në Rekën e Keqe kanë kujtuar sot për një moment kohën e luftës. Fshati në Gjakovë ka qenë i mbuluar në tym.

Në fakt kanë qenë disa nga banorë të pandërgjegjshëm ata që kanë shkaktuar këto pamje që kanë acaruar bashkëfshatarët e tyre.

Siç transmeton Indeksonline, tymi është shkaktuar nga ndezja e zjarreve të livadheve të kositura të cilat kanë shkuar dëm nga reshjet e mëpasshme të shiut.

Një praktikë e tillë shihet shpesh nga bujqit në Kosovë, ani pse agronomët e kritikojnë vazhdimisht këtë proces.